Yusuf Hatip
10 Korrik 2018•Përditësim: 10 Korrik 2018
BRUKSEL (AA) – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i dërgoi një mesazh presidentit të SHBA-ve Donald Trump me fjalët: "Dijeni vlerën e miqve tuaj, në fund të fundit nuk keni shumë miqë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tusk në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës së dytë të përbashkët NATO-BE në Bruksel tha: “Dua t’i bëj thirrje Trumpit, i cili pothuajse çdo ditë kritikon në mënyrë të drejtpërdrejt Evropën me pretendimin se po ofron një kontribut të pamjaftueshëm në aftësinë e përbashkët të mbrojtjes. Zotëri president Trump, SHBA-ja nuk ka patur aleat më të mirë se Evropa dhe nuk do të ketë. Sot Evropa po shpenzon shumë më tepër se sa Rusia dhe po aq sa Kina për mbrojtjen”.
Tusk e paralajmëroi Trumpin me fjalët: “Dijeni vlerën e miqve tuaj, në fund të fundit nuk keni shumë miqë. Paraja ka rëndësi por bashkëpunimi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”.
Duke folur për deklaratat e presidentit amerikan Trump se SHBA-ja po e mbron Evropën kundër armiqve në mënyrë të vetme, Tusk tha se Evropa është ndër të parat që i ka dhënë mbështetje SHBA-ve pas 11 shtatorit dhe se ushtarët evropianë po luftojnë krah për krah me ushtarët amerikanë në Afganistan.
“Zotëri president, kur të takohemi nesër në samitin e NATO-s dhe kur ju të takoheni me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Helsinki, ju lutem mbajeni në mend atë se kush është partneri juaj strategjik dhe kush problemi strategjik”, tha Tusk.