Emel Gözellik
19 mars 2021•Përditësim: 19 mars 2021
Një tërmet me fuqi 6,1 ballë ka ndodhur në Rajonin Autonom të Tibetit në Kinën Jugperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve e Kinës njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte qyteti Nagqu.
Sipas vlerësimeve të para, tërmeti i regjistruar 10 kilometra nën sipërfaqe nuk ka shkaktuar të vdekur ose të plagosur.
Ndërkohë, sipas Qendrës së Vrojtimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS), tërmeti ka qenë me intensitet 5,7 ballë.