Ruslan Rehimov
13 Maj 2022•Përditësim: 13 Maj 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse ka humbur 250 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe numri i ushtarëve rusë të vdekur në luftë arriti në 26.900, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës dha informata për humbjet e ushtrisë ruse midis 24 shkurtit dhe 13 majit.
Shtabi tha se ushtria ruse humbi 250 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe këto humbje janë kryesisht në përleshjet në drejtim të qytetit Kurahove të Donetskut.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 26.900 ushtarë, janë rrëzuar 200 avionë dhe 162 helikopterë si dhe janë shkatërruar 1.205 tanke, 2.900 automjete të blinduara, 542 artileri, 193 sisteme raketash dhe 88 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin rusëve.
Më tej thuhet se forcat ruse kanë humbur 2.042 automjete, 13 anije, skafe të lehta dhe 405 mjete ajrore pa pilot ndërsa 95 raketa lundrimi të lëshuara nga rusët janë goditur dhe shkatërruar nga njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase.
Në deklaratën nga Ministria ruse e Mbrojtjes më 25 mars thuhet se 1.351 ushtarë rusë humbën jetën në Ukrainë.