Ruslan Rehimov
04 mars 2022•Përditësim: 07 mars 2022
Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko, tha se një gjeneral i ushtrisë ruse është vrarë në territorin ukrainas, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha Gerashenko në njoftimin në rrjetet sociale, ushtarët ukrainas vranë gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky në rajonin Chernihiv.
Sukhovetsky ishte zëvendës komandanti i Ushtrisë së 41-të të Forcave të Armatosura të Rusisë.
Gerashenko e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës një "aventurë të përgjakshme që do ta çojë Rusinë në zhdukje" nëse nuk ndalet menjëherë.
Ai tha se Ukraina do të jetë një Afganistan i ri për Rusinë.