Ruslan Rehimov
23 Mars 2022•Përditësim: 24 Mars 2022
Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 121 fëmijë ndërsa 167 janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 548 institucione arsimore ndërsa 72 prej tyre janë shembur plotësisht.
Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e deri më tani kanë humbur jetën 121 fëmijë ndërsa 167 janë plagosur.