Ramil Abdullayev
17 Nëntor 2023•Përditësim: 17 Nëntor 2023
Ushtria e Ukrainës njoftoi se ka marrë kontrollin në disa zona në anën e majtë të lumit Dnipro, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Detare të Ukrainës thuhet se janë kryer operacione të suksesshme ndaj ushtrisë ruse në rajonin Kherson. Në deklaratë bëhet e ditur se njësitë ukrainase kanë marrë kontrollin në disa zona në anën e majtë të lumit Dnipro.
"Gjatë konflikteve në rajon kanë humbur jetën mbi 1.200 ushtarë rusë ndërsa mbi 2.200 të tjerë janë plagosur", thuhet në deklaratë ku pretendohet se janë shkatërruar 24 tanke, 48 automjete të blinduara dhe 89 topa të ushtrisë ruse.
Ministria ruse e Mbrojtjes më 9 nëntor deklaroi se linja e mbrojtjes në qytetin Kherson do të tërhiqet në bregun e majtë të lumit Dnipro.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi ka deklaruar se "Rusisë nuk i ka mbetur alternativë tjetër përveçse të largohet nga Khersoni".
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 30 shtator 2022 nënshkroi dokumentet për aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës nga Rusia dhe më 5 tetor nënshkroi ligjet për këtë.