Bahtiyar Abdülkerimov
21 Prill 2022•Përditësim: 21 Prill 2022
Kryekëshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovich, tha se aktualisht në Ukrainë janë rreth 90 mijë ushtarë rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se 22.000 ushtarë të tjerë rusë janë duke pritur në kufirin ukrainas.
Dje, autoritetet ukrainase njoftuan se në luftën në Ukrainë kanë humbur jetën rreth 20.900 ushtarë rusë, se janë shkatërruar 171 avionë, 150 helikopterë, 815 tanke, 2.087 automjete të blinduara, 391 topa, 136 sisteme raketore dhe 67 sisteme të mbrojtjes ajrore.