Davit Kachkachishvili
18 Maj 2023•Përditësim: 18 Maj 2023
Ushtria ruse mëngjesin e sotëm ka kryer sulm ajror kundër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga administrata ushtarake e Kievit thuhet se forcat ruse mëngjesin e sotëm kanë kryer sulm ajror kundër Kievit.
"Ushtria ruse ka kryer për herë të 9-të sulm ajror dhe raketor kundër Kievit. Që nga fillimi i majit e deri më tani në kryeqytet është kryer sulmi i nëntë radhazi ndaj kryeqytetit. Këtë herë sulmi është kryer nga rajoni i Kaspikut me avionët bombardues strategjik Tu-95MS, Tu-160 dhe mundësisht me raketa lundruese të llojit X-101/555", thuhet në deklaratë.
Theksohet se forcat ruse gjatë sulmit kanë përdorur edhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) dhe sipas informacioneve paraprake të gjithë objektivët janë shkatërruar nga forcat ajrore të Ukrainës.
Më tej thuhet se pasi pjesët e raketave të shkatërruara në ajër kanë goditur lagjet Desnyanski dhe Darnytskyi të Kievit në këto zona ka shpërthyer zjarr. "Të dhënat përfundimtare lidhur me numrin dhe llojin e raketave dhe të dronëve do të njoftohen nga Forcat Ajrore", thuhet në deklaratë.
Në rajone të ndryshme të Ukrainës vazhdojnë të bien sirenat e alarmit për sulm ajror.