Mustafa Deveci
12 Tetor 2022•Përditësim: 12 Tetor 2022
Të paktën 6 civilë e kanë humbur jetën në sulmet e forcave ruse në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës në 24 orët e fundit ndërsa 5 vendbanime në rajonin e Khersonit sërish janë kthyer nën kontrollin e forcave ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, guvernatori i Donetskut, Pavel Kirilenko tha se në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut 6 civilë u vranë dhe një tjetër u plagos në sulmet e kryera nga forcat e Rusisë.
Komanda Jugore e Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se 5 vendbanime në rajonin e Khersonit që ishin nën kontrollin e forcave ruse janë rimarrë nga ushtria ukrainase.
Përveç kësaj thuhet se 9 mjete ajrore pa pilot kamikaz të lëshuara nga forcat ruse në rajonin e Mykolaiv u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë ukrainase.
Forcat e Ukrainës më 29 gusht nisën një kundërsulm kundër forcave të Rusisë në jug të vendit, veçanërisht në rajonin e Khersonit.