Abdula Berisha
11 dhjetor 2020•Përditësim: 14 dhjetor 2020
Një monolit prej metali është shfaqur në kryeqytetin e Ukrainës, në kodrën Zamkova Hora, raporton Anadolu Agency (AA).
Më herët, monolite të ngjashme u panë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rumani dhe Britaninë e Madhe.
KIEV (AA) - Një monolit prej metali është shfaqur në kryeqytetin e Ukrainës, në kodrën Zamkova Hora. ( Vladimir Shtanko - Anadolu Agency )
Monolitet që shfaqen në pjesë të ndryshme të botës kanë ngjallur interesin e opinionit, duke u paraqitur mendime të ndryshme rreth tyre.
Nuk dihet se si objekti metalik u transportua në kodrën e Kievit ose kush e vendosi atë, ndërsa disa media lokale kanë raportuar se kjo mund të jetë një reklamë për një operator të ri postar të Ukrainës.