Mohamad Misto,Ethem Emre Özcan
08 Dhjetor 2021•Përditësim: 08 Dhjetor 2021
Ushtria e SHBA-së e cila vazhdon trajnimet e armatosura për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, zhvilloi një stërvitje të përbashkët ushtarake me organizatën terroriste në perëndim të qytetit Deir ez-Zor, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat amerikane që tregojnë prani në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri vazhdojnë të japin trajnime të armatosura për organizatën terroriste.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se Forcat e SHBA-së zhvilluan stërvitje të përbashkët ushtarake me terroristët në shkretëtirën Abu Haseb që ndodhet në periferinë perëndimore të Deri ez-Zor.
Në stërvitjen e kryer me 3 tanke dhe disa mjete të blinduara, terroristëve iu dhanë trajnime edhe rreth përdorimit të raketave me udhëzim.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendje se stërvitja ushtarake është kryer në afërsi të zonës Al-Salihiyah në të cilën ndodhen ushtarët rusë me grupet terroriste me mbështetje iraniane në afërsi të qytetit Seir ez-Zor.
Në anën tjetër, rikujtohet se Forcat Speciale të SHBA-së, më 1 dhjetor filluan një trajnim të armatosur për qindra terroristë të YPG/PKK në rajonin Al-Hasakah në veri të Sirisë.
Trajnimet e mëparshme ndaj terroristëve
SHBA-ja dhe Franca që ndodhen brenda koalicionit të formuar kundër organizatës terroriste DEASH, edhe më parë kanë ofruar mbështetje me trajnime të ndryshme ushtarake për terroristët e YPG/PKK-së në territoret Al-Haskah dhe Deir ez-Zor në lindje të Eufratit.
Krahas disa bazave të SHBA-së në Al-Hasakah, në zona të trajnimeve janë kthyer edhe rajonet mali Abdulaziz, kompleksi sportiv dhe fusha e naftës Omer në Deir ez-Zor.
Në trajnimet e mëparshme terroristëve u janë shpjeguar me praktikë përdorimi i armëve, marrja nën kontroll e pozicioneve të përcaktuar nga mjetet ajrore pa pilot, goditje me artileri, zbarkimi nga ajri dhe mënyrat për të penguar sulmet ndaj bazave.
Në kompleksin sportiv që kryen detyrën e pistës për helikopterët e SHBA-së në Al-Hasakah, për terroristët jepen trajnime në praktikë për zbarkimet nga ajri.
Ushtarët francezë që aktualisht në Siri veprojnë nën kujdesin e SHBA-së kanë dhënë trajnime për terroristët e YPG/PKK-së për goditjet me artileri.
Në këtë mënyrë, SHBA-ja dhe koalicioni që ajo kryeson, që nga viti 2015 ka dhënë trajnime të armatosura për mijëra terroristë të YPG/PKK-së.