Ahmed Gouda,Hamdi Yıldız
13 Nëntor 2023•Përditësim: 14 Nëntor 2023
Një palestinez është vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të publikuar në televizionin shtetëror palestinez, palestinezi rreth të 50-tave, i cili punonte si shofer taksie, është vrarë nga të shtënat me armë zjarri teksa ngiste makinën e tij.
Detajet e ngjarjes nuk janë përfshirë në lajm. Agjencia e lajmeve "Shihab" me bazë në Palestinë raportoi se palestinezi i vrarë ishte Isa Ali Abdulmunim.
Dëshmitarët okularë në rajon thanë se ushtarët izraelitë bastisën Shoqatën Islamike të Ndihmës, shkollën dhe jetimoren e saj në vendbanimin Yatta në jug të Al-Khalilit.
Raportohet se gjatë bastisjes u sekuestruan dokumente, kompjuterë dhe pajisje të tjera që i përkisnin Shoqatës dhe shpërthyen përleshje midis ushtarëve izraelitë dhe dhjetëra palestinezëve.