Vesna Besiç
01 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
KIEV (AA) - Ushtarët e plagosur ukrainas në përleshjet në lindje të vendit, po trajtohen në aquariume me delfinët në Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është një terapi me ndihmën e delfinëve. Ushtarët notojnë me delfinët. Delfinët gjithnjë e më tepër po gjejnë përdorim për shërimin e njerëzve. Sipas studimeve, zëri i delfinit ndikon në qetësimin e sistemit nervor të njeriut.
Autoritetet në Kiev dhe rebelët pro-rusë vitin e kaluar arritën një armëpushim të ri. Armëpushimi i ri u arrit pas shpërthimit të ri të dhunës e cila kishte minuar tashmë armëpushimin "e brishtë".
Që nga fillimi i konfliktit në prill të vitit 2014 në Ukrainën lindore, u vranë mbi 9 mijë njerëz.