Eshat Fırat
08 shkurt 2018•Përditësim: 09 shkurt 2018
KUDS (AA) – Ushtria izraelite ka arrestuar 11 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar. transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 11 palestinezë me pretendimin se "janë përfshirë në akte terroriste".
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim duke arrestuar palestinezët me pretendime të ndryshme.
Në burgjet Izraelite mbahen rreth 7.000 palestinezë nga të cilët 300 janë fëmijë.