Eshat Fırat
25 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë arrestuar 14 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se palestinezët janë arrestuar në operacionet e mbrëmshme nën akuzën se kanë marrë pjesë në "aktivitete terroriste".
Forcat izraelite shpesh herë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.