Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Mehmet Nuri Uçar
29 Janar 2018•Përditësim: 29 Janar 2018
KUDS (AA) – Në Bregun Perëndimor nën pushtim ushtarët izraelitë kanë arrestuar 18 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të publikuar nga ushtria e Izraelit, thuhet se në operacionet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 18 palestinezë nën akuzën se "janë të përfshirë në akte terroriste".
Forcat izraelite shpesh herë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.
Ndryshe, në burgjet izraelite gjenden 7 mijë palestinezë prej të cilëve 300 janë fëmijë.