Ekip
12 dhjetor 2018•Përditësim: 12 dhjetor 2018
KUDS (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar gjashtë palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Palestinezët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore", theksoi ushtria izraelite në një njoftim, pa elaboruar mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.000 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë dhjetëra gra dhe qindra të mitur.