Ekip
21 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
JERUSALEM (AA) – Një zyrtar palestinez ka deklaruar se policia izraelite ka vrarë një palestinez 14 vjeç të martën në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Wagie Ahmad, kryetar i këshillit lokal Beit Our në Bregun Perëndimor, tha se është vrarë Mahmoud Badran, ndërsa katër persona tjerë janë plagosur kur patrulla ushtarake izraelite hapi zjarr në drejtim të automjetit të tyre.
Ushtria izraelite nuk deshi të publikojë kurrfarë informacioni lidhur me rastin tragjik. Mediat izraelite theksojnë se deri tek hapja e zjarrit erdh pas hedhjes së gurëve ndaj automjetit të ushtrisë izraelite.