Seyit Aydoğan
29 Dhjetor 2017•Përditësim: 29 Dhjetor 2017
TORONTO (AA) – Në Kanada, e cila kohën e fundit përballet me temperatura të ulëta ekstreme, edhe një person ka humbur jetën si pasojë e ngrirjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetin Hamillton në krahinën Ontario, një person i moshës 77-vjeçare është gjetur i vdekur në një kanal.
Policia njoftoi se personi në fjalë ka rënë në kanal dhe më vonë ka ndërruar jetë si pasojë e ngrirjes. Rikujtojmë se autoritetet kanadeze të mërkurën njoftuan se një person kishte vdekur si pasojë e ngrirjes.
Në disa pjesë të Kanadasë temperaturat arrijnë madje deri në minus 44 gradë. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët se pa nevojë të madhe mos të dalin nga shtëpitë.
Pritet që temperaturat e ulëta të zgjasin deri në fund të javës.