Erbil Başay
10 tetor 2022•Përditësim: 11 tetor 2022
Vendet e G7-ës, e cila përfshin Gjermaninë, SHBA-në, Francën, Anglinë, Kanadanë, Italinë dhe Japoninë, do të diskutojnë nesër përmes videokonferencës për Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Berlin, zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë Steffen Hebestreit informoi se kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.
Hebestreit përcolli se Scholz e siguroi Zelenskyy-n se vendet e G7-tës do të jenë në solidaritet me Ukrainën dhe nesër do të takohen përmes videokonferencës.
Duke thënë se qeveria e Gjermanisë dënoi sulmet e Rusisë, Hebestreit theksoi se Gjermania dëshiron të mbështesë riparimin e infrastrukturës së dëmtuar me ndihmë shtesë.