Emre Gürkan Abay
30 mars 2017•Përditësim: 31 mars 2017
MOSKË (AA) – Drejtori i Agjencisë së Energjisë Nukleare të Rusisë (Rosatom), Aleksey Lihaçev, ka deklaruar se Shtetet e Gjirit dhe kompanitë ruse janë të interesuara për ndërtimin e Centralit Nuklear të Akkuyu-s (NGS), raporton Anadolu Agency (AA).
Lihançev i ka bërë këto deklarata gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve në konferencën "Dialogu i Rajonit të Arktikut".
Në lidhje me procesin e marrëveshjes së investimit të projektit në fjalë, Aleksey Lihançev tha: "Vendet e Gjirit dhe kompanitë ruse, janë të interesuara për ndërtimin e Akkuyu-së. Presim që në vitin 2018 të firmoset marrëveshja e ndërtimit dhe të bëhen pjesë e ndërtimit edhe palë të treta. Ndërsa kjo gjë do të qartësohet nga autoritetet turke."