Fekry Abdeen
06 gusht 2026•Përditësim: 06 gusht 2026
Dy ushtarë izraelitë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një mjet shpërthyes në jug të Libanit, njoftuan sot mediat izraelite, transmeton Anadolu.
Incidenti ndodhi në vendbanimin Majdal Zoun, rrethi Tyre, raportoi "Channel 12" i Izraelit.
Në një deklaratë për media, ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu se dy ushtarë të saj u vranë të mërkurën.
Bejruti dhe Tel Avivi po mbajnë aktualisht raundin e shtatë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Romë. Bisedimet tre-ditore që synojnë të diskutojnë për armëpushimin dhe tërheqjen izraelite nga Libani, mes temave të tjera, pritet të përfundojnë sot.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, sulmet e Izraelit në Liban që nga 2 marsi kanë vrarë të paktën 4.333 njerëz dhe kanë plagosur 12.250 të tjerë.