Sayed Khodaiberdi Sadat
13 Dhjetor 2020•Përditësim: 14 Dhjetor 2020
Një prokuror me detyrë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit ka humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Firdaus Faramarz deklaroi se një prokuror me emrin Habibullah në rajonin Karte-i Nev të Kabulit u sulmua me armë nga persona të paidentifikuar.
Faramarz tha se prokurori humbi jetën si pasojë e sulmit ndërsa agresorët u larguan nga zona.
Ndërkohë sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.