Vügar Novruzoğlu
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
BAKU (AA) - Si pasojë e sulmeve me artileri topash nga ana e forcave armene ndaj vendbanimeve civile përgjatë vijës së frontit Armeni-Azerbajxhan humbi jetën një person nga Azerbajxhani, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve azere (APA) mësohet se forcat armene edhe ditën e sotme kanë vazhduar sulmet me topa me rreze të gjatë ndaj vendbanimeve në afërsi të vijës së frontit.
Si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat armene, 16 vjeçarja Turane Hasanova ka humbur jetën pasi një predhë ka rënë në shtëpinë në fshatin Hasankaya në rajonin Terter.