Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout,Safiye Karabacak
26 Korrik 2024•Përditësim: 26 Korrik 2024
Ushtria izraelite njoftoi se një tjetër ushtar i saj u vra gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se "Tetari rezervist Moti Rafi (37) nga Brigada Givati u vra gjatë përleshjeve në jug të Rripit të Gazës".
Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, është rritur në 688, prej të cilëve 328 gjatë procesit të pushtimit tokësor.