Shpetim Hiseni
25 Shtator 2025•Përditësim: 25 Shtator 2025
Policia arrestoi demonstrues pro Palestinës gjatë një proteste jashtë Kapitolit (ndërtesa e Kongresit) të SHBA-së në kryeqytetin Washington, raporton Anadolu.
Tubimi erdhi mes zemërimit ndërkombëtar në rritje për luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë më shumë se 65.400 palestinezë që nga tetori 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë
Protestuesit kërkuan ndërprerje të menjëhershme të bombardimeve, denoncuan mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe kërkuan përgjegjësi për gjenocidin.