Furkan Abdula
14 Qershor 2021•Përditësim: 14 Qershor 2021
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të aktiviteteve të saj shtesë gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel, realizoi takim me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit qeveritar, në këtë takim morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Më tej thuhet se në takim është theksuar kënaqësia e ndërsjellë nga zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve të afërta dhe miqësore mes dy vendeve që u vlerësua si një potencial i shkëlqyeshëm për bashkëpunimin e ardhshëm.
"Kryeministri Zaev theksoi se Polonia ishte dhe mbetet një mike e sinqertë dhe e vlefshme e Maqedonisë së Veriut gjatë procesit të arritjes së qëllimit të saj për të qenë anëtare e NATO-s si dhe në mbështetjen e realizimit të të gjitha detyrimeve të saj për përmbushjen e anëtarësimit në BE. Kryeministri Zaev e vlerësoi si veçanërisht të rëndësishme iniciativën e Polonisë dhe vendeve të Grupit të Vishegradit për të paraqitur një dokument në Konferencën e ardhshme mbi të Ardhmen e Evropës, në të cilën fuqimisht mbështet pranimi i vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor në BE", thuhet në njoftim.
Më tej u theksua se Zaev shprehu falënderimet e popullit të Maqedonisë së Veriut për solidaritetin dhe ndihmën e Polonisë për Maqedoninë e Veriut në përballjen me pasojat e pandemisë së COVID-19.
"Kryeministri Zaev e njoftoi presidentin polak Duda me pikat kryesore të dokumentit të Presidencës portugeze me BE-së si një propozim për zgjidhjen e vetos së Bullgarisë për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të cilat qeveria jonë i vlerësoi si bazë e mirë e daljes për zhbllokimin dhe organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të vendit tonë me BE-së për të filluar procesin e negociatave sipas kapitujve", thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të dy bashkëfolësit në takim shprehën kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe shfaqën shpresën se numri në rritje i turistëve nga Polonia në Maqedoninë e Veriut do ta forcojë miqësinë dhe marrëdhëniet e afërta.