Alaattin Doğru
16 Mars 2022•Përditësim: 18 Mars 2022
Një sarkofag prej plumbi 700-vjeçar u zbulua gjatë punimeve për rindërtimin e Katedrales Notre Dame, e cila u përfshi nga zjarri më 15 prill 2019 në Paris të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave vendase, në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë janë kryer gërmime për rindërtimin e kullës së katedrales, e cila u shkatërrua nga zjarri.
Gjatë gërmimeve u zbulua një rrjet nëntokësor tubash prej tullave që përdorej për ngrohje në shekullin e 19-të.
Në mes të këtij rrjeti u gjet një sarkofag plumbi i ruajtur mirë i shekullit të 14-të.
Arkeologët, të cilët vendosën një kamerë të vogël endoskopike brenda sarkofagut, thanë se panë copa pëlhure, flokë të mundshëm dhe një mbulesë gjethesh në kokën e kufomës, një fenomen i njohur për t'u përdorur në varrosjet e klerikëve të njohur.
Kryetari i Institutit Kombëtar për Kërkime Arkeologjike (INRAP), Dominique Garcia tha se sarkofagu do të jetë një mundësi për t'i kuptuar më mirë praktikat dhe ceremonitë funerale në mesjetë.
Ekspertët theksuan se është hera e parë që një sarkofag kaq i ruajtur mirë gjendet në Notre-Dame.
- Sot shfaqet filmi për zjarrin në katedrale
Sot në Francë shfaqet filmi i regjisorit francez, Jean-Jacques Annaud rreth zjarrit në katedrale.
Më 15 prill 2019, një zjarr shpërtheu në Katedralen Notre Dame të Parisit ndërsa u shemb plotësisht një nga kullat 96 metra të larta të katedrales dhe çatia e saj.