Hakan Ceyhan Aydoğan
27 Gusht 2016•Përditësim: 27 Gusht 2016
MOSKË (AA) - Si pasojë e një zjarri në një depo në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 17 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin rus mësohet se një ndërtesë 4 katëshe e cila përdorej si depo në verilindje të Moskës është përfshirë nga zjarri. Ekipet zjarrfikëse pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë nxjerrë nga një ndarje e veçantë brenda ndërtesës 16 trupa. Ndarja e veçantë në fjalë u përcaktua se përdorej si fjetore e punonjësve të depos.
Ndër të tjera sipas të dhënave paraprake mësohet se 16 personat që kanë humbur jetën janë emigrantë dhe se janë mbytur si pasojë e tymit të flakëve. Gjithashtu mësohet se një person tjetër i cili është shpëtuar gjallë nga zjarri ka humbur jetën në spitalin ku ishte dërguar për të marrë mjekimin.
Zjarri është fikur plotësisht nga ekipet e zjarrfikëses.