Nuri Aydın
14 prill 2022•Përditësim: 14 prill 2022
Si pasojë e zjarrit në një fabrikë farmaceutike në Andhra Pradesh të Indisë kanë humbur jetën 6 persona ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia tha se tek zjarri erdh si rezultat i një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje e kimikateve në një fabrikë farmaceutike në rajonin Akkireddygudem.
Bëhet e ditur se nga zjarri në fabrikë 6 persona humbën jetën ndërsa 13 të tjerë u plagosën.
Mirëmbajtja e pamjaftueshme dhe mungesa e pajisjeve të përshtatshme zjarrfikëse në Indi ndonjëherë shkakton vdekjen e njerëzve në situata të tilla.