Riyaz ul Khaliq
18 Korrik 2019•Përditësim: 19 Korrik 2019
Ka shkuar në 33 numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu sot në studion e filmave të animuar në Kyoto të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oficeri zjarrfikës Kazuhiro Hayashi deklaroi se 36 persona janë lënduar nga zjarri, në mesin e të cilëve 10 janë në rrezik jete.
Hayashi deklaroi se zjarrfikësit numrin më të madh të të vdekurve e kanë gjetur në katin më të lartë të ndërtesës trekatëshe. Dy persona u gjetën në katin e parë, 11 në të dytin dhe 20 të vdekur në katin e tretë.
Mediat japoneze raportojnë se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një person në derën hyrëse, që ka çuar njerëzit të drejtohen kah daljet tjera që ka ngadalësuar ikjen e tyre.
I dyshuari po ashtu është lënduar nga zjarri dhe është shtruar në spital.
Ky është zjarri më vdekjprurës që nga viti 2001, kur në një zjarr në qarkun Kabukicho të Tokios humbën jetën 44 persona.