Abdulbesar Ademi
17 Gusht 2025•Përditësim: 17 Gusht 2025
Një zjarr i madh që shpërtheu në Portugalinë veriore është përhapur në qytetin Sernancelhe, raporton Anadolu.
Ekipet e zjarrfikësve u dërguan në zonë dhe po punojnë për të kontrolluar flakët.
Deri më tani nuk janë lëshuar raporte të menjëhershme për viktima ose dëme të mëdha.
Portugalia, e cila ka qenë në gatishmëri që nga fillimi i muajit për shkak të zjarreve, aktualisht po lufton me flakët në 78 vende aktive, duke përfshirë tetë zjarre të mëdha.
Autoriteti Kombëtar Portugez për Emergjenca dhe Mbrojtje civile tha se 5.148 zjarrfikës janë të përfshirë në përpjekjet e shuarjes së zjarreve në të gjithë vendin, të mbështetur nga 42 avionë dhe 305 automjete tokësore.