Ömer Faruk Yıldız
15 Qershor 2022•Përditësim: 16 Qershor 2022
Sërish është rivendosur trafiku ajror, i cili ishte ndërprerë përkohësisht për shkak të problemeve teknike në aeroportet në qytetet zvicerane të Gjenevës dhe Cyrihut, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së mëson se fluturimet në aeroportin e Gjenevës kanë nisur sërish në orën 9.30.
Në profilin e aeroportit të Cyrihut në Twitter është bërë e ditur se deri në orën 09:30 ka qenë me kapacitet 50 për qind ndërsa nga ora 9:30 me 75 për qind.
Pasagjerët që do të përdorin këto aeroporte këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore për informacion të detajuar të fluturimit.