Adel Ömeragiç
21 Dhjetor 2017•Përditësim: 21 Dhjetor 2017
PODGORICË (AA) – Banka Botërore (BB) ka miratuar mbështetje financiare për Malin e Zi prej 80 milion euro, që do të mundësojë huamarrjen e shtetit nga 200 deri në 240 milionë euro, në kushte më të favorshme dhe me normë më të ulët të interesit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi Ministria e Financave, mjetet e siguruara do të përdoren për të financuar buxhetin vitin e ardhshëm, duke marrë parasysh mundësinë e rifinancimit të borxhit ekzistues në vitin 2018.
"Në të njëjtën kohë, ekziston mundësia që fondet e BB-së të përdoren për të rifinancuar një pjesë të detyrimeve në bazë të eurobonove, të cilat do të jenë në periudhën 2019-2021", thuhet në njoftimin.
Marrëveshja synon forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve.