Gülbin Yıldırım
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) - Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka marrë fjalën nga kompania Boeing për uljen e kostove të prodhimit të avionëve Air Force One nën 4 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump është takuar me CEO-t e Boeing dhe Lockheed Martin, Dennis Muilenburg dhe Marillyn Hewson në rezidencën e pushimeve në qytetin Palm Beach të Florida-s. Në këtë takim Trump është shoqëruar nga 10 zyrtarë të Pentagonit.
Pas takimit në një deklaratë për mediat, CEO i Boeing, Muilenburg është shprehur se i ka dhënë "fjalën personale" Turmpit për uljen e kostove të avionit Air Force One nën 4 miliardë dollarë.
Rreth dy javë më parë Turmp në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter deklaroi se një avion Air Force One 747 për Presidentët e ardhshëm të SHBA-së kushton më shumë se 4 miliardë dollarë. "Kjo gjë ka dalë nga kontrolli" është shprehur ai duke kritikuar kompanitë prodhuese dhe pas kësaj ka dhënë urdhër për anulimin e kërkesës për avionin.
Trump ka bërë të njëjtën deklaratë edhe më 13 dhjetor edhe për avionët F-35. Ai ka vënë në dukje se synon një kursim të madh në fushën e armatimeve dhe sidomos në atë të avionëve. Trump kishte deklaruar se do të punojë për uljen e kostove deri në 60 për qind në këtë projekt.