Zeynep Beyza Kılıç
07 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Sipas referencës ndërkombëtare çmimi i naftës bruto të llojit Brent është rritur me 1.51 përqind në 46.27 dollarë, ndërsa WTI-amerikane është rritur për 1.61 përqind, apo 44.78 dollarë në ora 06:54 sipas kohës lokale të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimet globale të naftës u rritën pas humbjeve të javës së kaluar të shkaktuara nga teprica e aksioneve të naftës dhe pritjet e ulëta për mbështetjen e vendimit të OPEC-ut për të arritur konsensus për kufizimin e prodhimit të naftës.
Brent dhe WTI përjetuan nivelin e tyre më të ulët javore të premten prej 45.08 dollarë respektivisht 43.57.