Ata Ufuk Şeker
29 tetor 2021•Përditësim: 30 tetor 2021
Ekonomia e Eurozonës në tremujorin e tretë të vitit 2021 është rritur me 2.2 për qind në krahasim me tremujorin paraardhës, pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat) ka publikuar të dhënat më të fundit për shkallën e rritjes në tremujorin e tretë të 2021 për Bashkimin Evropian (BE) dhe zonën e euros.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonën 19-anëtarëshe është rritur me 2.2 për qind në tremujorin e tretë të 2021 krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
PBB-ja e Eurozonës është rritur me 3.7 për qind në tremujorin e tretë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në tremujorin e tretë, PBB-ja u rrit me 1.8 për qind në Gjermani, 3 për qind në Francë, 2.6 për qind në Itali dhe 2 për qind në Spanjë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, PBB-ja u rrit me 2.5 për qind në Gjermani, 3.3 për qind në Francë, 3.8 për qind në Itali dhe 2.7 për qind në Spanjë.
PBB është tregues makroekonomik që tregon vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në vend gjatë vitit, e shprehur në njësi monetare.