Gökhan Ergöçün
26 Shtator 2022•Përditësim: 27 Shtator 2022
Disponimi ekonomik në Gjermani është ulur ndjeshëm në shtator dhe vendi po rrëshqet në recesion, njoftoi sot Instituti për kërkime ekonomike Ifo me seli në Mynih, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Indeksi i klimës afariste Ifo ra në 84.3 pikë në shtator nga 88.6 pikë në gusht”, thuhet në njoftim duke shtuar se ishte niveli më i ulët që nga maji i vitit 2020.
Në sektorin e prodhimit, indeksi ra ndjeshëm dhe kompanitë ishin më pak të kënaqura me operacionet e tyre aktuale.
"Definitivisht janë të shqetësuar për gjashtë muajt e ardhshëm. Në sektorin e shërbimeve, indeksi i klimës afariste është rritur", thekson instituti.
Më tej thuhet se për herë të parë që nga shkurti i vitit 2021, situata e biznesit është kthyer në territor negativ.