Sibel Uğurlu
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Washington D.C-në ku do të marrë pjesë në Samitin për Siguri Bërthamore i cili do të mbahet të enjten dhe të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve nga zyra presidenciale Samiti do të mbulojë luftën kundër terrorizmit bërthamor, përforcimin e sigurisë gjatë mirëmbajtjes së substancave bërthamore dhe radioaktive si dhe bashkëpunimin global.
Erdogan do të ketë konsultime me homologët e tij lidhur me çështjet bëthamore dhe sulmet e fundit terroriste në Stamboll, Ankara, Paris dhe Bruksel.
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Erdogan do të inaugurojë Qendrën amerikane turke për Kulturë dhe Civilizim në Maryland.