Gökhan Ergöçün
29 Shtator 2023•Përditësim: 02 Tetor 2023
Çmimet e importit të Gjermanisë ranë me 16.4 për qind në gusht në bazë vjetore, tha sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu.
"Shifra përfaqëson rënien më të madhe në bazë vjetore të çmimit të importit që nga nëntori i vitit 1986", tha Destatis duke shtuar se rënia është kryesisht për shkak të rritjes së madhe të çmimeve në vitin 2022 si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainë.
Megjithatë, krahasuar me korrikun, çmimet e importit u rritën me 0.4 për qind, pasi kishin rënë vazhdimisht nga muaji në muaj që nga shtatori 2022. Çmimet e eksportit shënuan rënie në bazë vjetore me 5.1 për qind, por u rritën me 0.1 për qind në bazë vjetore.
Siç njofton Destatis, importi i energjisë në gusht ka kushtuar 54 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Çmimet e gazit natyror ranë me 73.4 për qind krahasuar me gushtin 2022 ndërkaq çmimet e energjisë elektrike me 79.7 për qind, qymyri me 61.4 për qind, nafta bruto me 23 për qind dhe derivatet e naftës minerale me 19.3 për qind.
Indeksi i çmimeve të importit është tregues i ciklit të biznesit që mat ndryshimet mujore të çmimeve të produkteve që kompanitë vendase importojnë nga vende të tjera.