Murat Temizer
15 Gusht 2019•Përditësim: 15 Gusht 2019
Hidrocentralet kanë prodhuar 93.4 për qind të energjisë elektrike të Norvegjisë në qershor, që është i barasvlershëm me 9.47 teravat-orë (TWh), sipas Zyrës Norvegjeze të Statistikave (SSB) të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç hidrocentraleve, vendi ka prodhuar 3.7 për qind të energjisë elektrike të tij nga mullinjtë e erës dhe 2.9 për qind nga energjia termike.
Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror, si dhe prodhimi intensiv i energjisë përbëjnë pjesën më të madhe të konsumit.
Konsumi i energjisë elektrike i vendit nordik u rrit me 1.7 për qind në qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.