Gökhan Ergöçün
29 nëntor 2022•Përditësim: 30 nëntor 2022
Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë në nëntor pritet të jetë 10 për qind, pak më poshtë nga niveli i lartë historik i tetorit prej 10,4 për qind, tha zyra federale e statistikave Destatis, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave paraprake nga Destatis, çmimet e konsumit pritet të bien me 0,5 për qind krahasuar me muajin tetor.
Ndërsa çmimet e ushqimeve treguan rritje mbi mesataren me 21 për qind në nëntor, çmimet e energjisë kanë rënë në masë të vogël, por sërish mbeten 38,4 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Inflacioni i energjisë ishte 43 për qind në tetor, krahasuar me një vit më parë.