Tuba Şahin
15 Nëntor 2019•Përditësim: 15 Nëntor 2019
Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian u rritën me 1.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar në tetor, njoftoi sot Zyra e Statistikave të BE-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkalla e inflacionit vjetor të bllokut 28-anëtarësh u ul nga 1.2 për qind në shtator.
Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor shënoi rënie në 15 vende anëtare, por mbeti i qëndrueshëm në tetë vende dhe u rrit në pesë të tjera.
Normat më të ulëta vjetore janë parë në administratën greke qipriote të Qipros Jugore (-0.5 për qind), Greqi (-0.3 për qind) dhe Portugali (-0.1 për qind), ndërsa më të larta u regjistruan në Rumani (3.2 për qind), Hungari (3.0 për qind) dhe Sllovaki (2.9 për qind).
Ndërkohë, niveli i inflacionit të Eurozonës ishte 0.7 për qind muajin e kaluar nga 0.8 në shtator.