Gökhan Ergöçün
21 Prill 2026•Përditësim: 21 Prill 2026
Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 4.9 për qind në periudhën dhjetor 2025 deri në shkurt 2026, nga 5.1 për qind që ishte në periudhën tremujore të mëparshme, transmeton Anadolu.
Shkalla e papunësisë u rrit me 0.5 pikë përqindjeje nga e njëjta periudhë tremujore një vit më parë, deklaroi të martën Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Gjatë rreth 20 muajve të fundit, shifrat e papunësisë në vend treguan rënie të parë tremujore.
Shkalla e vlerësuar e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu ra me 0.1 pikë përqindjeje në 75 për qind gjatë së njëjtës periudhë.
"Shkalla e pasivitetit ekonomik në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 0.2 pikë përqindjeje në 21 për qind në dhjetor 2025 deri në shkurt 2026, krahasuar me shtatorin deri në nëntor 2025", thuhet në deklaratë.