Said İbicioğlu,Gülşen Topçu
16 Dhjetor 2020•Përditësim: 16 Dhjetor 2020
Është miratuar ligji për buxhetin e vitit 2021 në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz, shpenzimet parashikohet të jenë 264 miliardë dollarë (990 miliardë rijalë), ndërsa të ardhurat 226.4 miliardë dollarë (849 miliardë rijalë), me këtë në buxhet u krijua një deficit prej 37.6 miliardë dollarë (141 miliardë rijalë).
Mbreti Salman autorizoi ministrin e Financave të mbyllë deficitin duke tërhequr para nga rezerva e përgjithshme dhe duke emetuar bono dhe instrumente të tjera të borxhit.
Ministria saudite e Financave në muajin tetor njoftoi se për shkak të rënies së çmimeve të naftës në pandeminë e koronavirusit (COVID-19) të ardhurat e buxhetit të përgjithshëm kanë pësuar një rënie prej 24 për qind në 9 muajt e parë të vitit 2020, duke arritur në 144.4 miliardë dollarë.