Aysu Biçer
19 nëntor 2020•Përditësim: 20 nëntor 2020
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në zonën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) u rikthye me 9 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020, bëri të ditur sot grupi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, PBB mbetet ende 4.3 për qind nën nivelin e saj para krizës.
Midis shtatë ekonomive kryesore, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar u rikuperuan më së shumti, përkatësisht me 18.2 për qind, 16.1 për qind dhe 15.5 për qind.
Të tre vendet kishin regjistruar gjithashtu rëniet më të ndjeshme në tremujorin e dytë.
PBB-ja u rikthye gjithashtu në ekonomitë e tjera të mëdha si në Kanada me 10 për qind, Gjermani 8.2 për qind, Japoni 5 për qind dhe SHBA me 7.4 për qind.
Ndërkohë, PBB-ja në BE u rrit me 11.6 për qind, pas një tkurrjeje prej 11.4 për qind në tremujorin e mëparshëm.