Michael Gabriel Hernandez
25 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi projekt-buxhetin prej 3.5 trilionë dollarësh të martën, duke i dhënë fund një ngërçi të brendshëm dhe duke krijuar terrenin për një fitore tjetër legjislative për presidentin Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).
Votimi me 220 'për' dhe 212 'kundër' shënon një hap fillestar drejt miratimit të projekt-ligjit të shpenzimeve masive e cila kërkon një front të bashkuar demokratik për të siguruar që paketa ekonomike të pastrojë legjislaturën federale. Një grup demokratësh centristë kishin kërcënuar se do të hiqnin dorë nga mbështetja e tyre, gjë e cila do të pamundësonte kalimin e masës në Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët kanë një shumicë të ngushtë.
Por, kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi arriti të sigurojë marrëveshje mes progresistëve të moderuar dhe gjithnjë e më me ndikim, në të cilën ajo ra dakord për të sjellë në votim projekt-ligjin e veçantë bipartiak prej 1.2 trilionë dollarësh të infrastrukturës jo më vonë se 27 shtatori.
Në shenjë kundërshtimi të unifikuar të republikanëve ndaj paketës prej 3.5 trilionë dollarësh, asnjë anëtar i republikanëve nuk dha mbështetjen e tyre të martën.
Pakoja prej 1 trilion dollarësh "infrastrukturë e fortë" tashmë ka kaluar në Senat më 11 gusht me mbështetjen e demokratëve dhe republikanëve të cilët shpresojnë të përmirësojnë rrugët, urat dhe internetin me shpejtësi të lartë në shtetet e tyre.
Senati tashmë ka dhënë miratimin e tij për planin e buxhetit.
Me votimin e së martës, ligjvënësit demokratë në të dy dhomat tani mund të fillojnë hartimin e propozimit më gjithëpërfshirës legjislativ, pasi që ata do të lëshohen në atë që njihet si procesi i pajtimi. Ky proces u mundëson atyre të anashkalojnë obstruksionet e republikanëve në Senat.
Pelosi dëshiron që të dy projektligjet të kalohen nga Kongresi jo më vonë se 1 tetori.