Yunus Girgin
29 Janar 2021•Përditësim: 30 Janar 2021
Ekonomistët e anketuar nga Anadolu Agency (AA) parashikuan se norma e inflacionit të Turqisë në janar do të arrijë në 14,75 për qind.
Në anketën e AA u përfshinë 17 ekonomistë, të cilët parashikuan një rritje prej 1,48 për qind të inflacionit në janar.
Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) pritet të publikojë shifrat zyrtare të inflacionit të mërkurën, më 3 shkurt.
Anketa për indeksin e çmimit të konsumit varionte ndërmjet 0,9 për qind në nivelin më të ulët deri në 2,15 për qind në nivelin më të lartë, me një rritje mesatare 1,48 për qind në muaj.
Indeksi i çmimeve të konsumit ishte për 1,25 për qind më i lartë në dhjetor krahasuar me nëntorin e vitit 2020.