Gökhan Ergöçün
02 Tetor 2020•Përditësim: 02 Tetor 2020
Turqia ka regjistruar shifrat më të larta të eksportit në shtator të të gjitha kohërave këtë vit, 16.13 miliardë dollarë, njoftoi sot ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Eksportet e vendit u rritën me 4.8 për qind në baza vjetore dhe 28.5 për qind në baza mujore në shtator", tha Pekcan.
Eksportet e Turqisë u rritën me 34.5 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti kundrejt tremujorit të mëparshëm, shtoi ajo.
Sipas saj, këto shifra të eksportit konfirmuan procesin e rimëkëmbjes dhe normalizimit në periudhën pandemike që po vazhdon me sukses.
Ndërkohë, importet e vendit janë 20.89 miliardë dollarë në shtator dhe 89.3 për qind e tyre janë lëndë e parë dhe mallra kapitale, tha ministrja.
"Në nëntë muajt e parë të këtij viti, eksportet e Turqisë kanë qenë 118.35 miliardë dollarë ndërsa importet 156.24 miliardë dollarë", shtoi Pekcan.