Muhammed Ali Gürtaş
31 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
ANKARA (AA) – Të hyrat nga turizmi i vitit 2016 në Turqi kanë arritur në shifrat prej 22.1 miliardë dollarë, flasin të dhënat nga Enti turk për Statistikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Të hyrat nga viti 2016 krahasuar me vitin paraprak kanë shënuar një rënie prej 29.7 përqind, thuhet në njoftimin e Entit në të cilin thuhet më tej se vitin e kaluar Turqinë e kanë vizituar 31.3 milionë turistë që është për 24.6 përqind më pak nga viti paraprak.
Në raportin e TurkStat thuhet se rreth 20 përqind e vizitorëve, rreth gjashtë milionë, kanë qenë shtetas të Turqisë të cilët jetojnë jashtë.
“Ndërsa 72.8 përqind e të hyrave janë realizuar nga vizitorë të huaj, 27.2 përqind janë realizuar nga shtetasit që jetojnë jashtë”, thotë TurkStat.
Shpenzimet mesatare për kokë turisti të huaj kanë qenë 633 dollarë, ndërsa shpënzimet mesatare për kokë të një shtetasi turk me banim jashtë vendit kanë qenë 978 dollarë, thuhet në raport.
TurkStat publikon edhe të dhënën për udhëtimet jashtë të banorëve të Turqisë, ku nënvizon se numri prej 7.9 milonë paraqet një rënie për 9.8 përqind krahasuar me vitin 2015.
Shpenzimet e tyre për kokë turisti kanë qenë 640 dollarë.